Rreth shërbimeve sociale në Kosovë

Përmes kësaj platforme online, ne synojmë të kontribuojmë në centralizimin e informatave në lidhje me shërbimet sociale dhe familjare për fëmijët, të rriturit dhe familjet në nevojë të ofruara nga ofruesit e shërbimeve vendore nga institucionet lokale publike dhe private.

Objektivi ynë është të rrisim qasjen e shërbimeve sociale nga institucione të ndryshme. Këto shërbime do të ndihmojnë individët që, në krahasim me shumicën, jetojnë në kushte të cenueshme ose janë në njëfarë mënyre të pa favorizuar. Misioni i shërbimeve tona sociale është të mbështesë dhe mbrojë fëmijët dhe të rriturit të cilët janë të ekspozuar ndaj rrethanave të rrezikshme ose shqetësuese.

Shërbimet sociale iu ofrohen:
Viktimave të abuzimit dhe dhunës
Atyre në situata të cenueshme socio-ekonomike
Fëmijëve që janë braktisur
Fëmijëve që janë lënë pas dore
Individëve që jetojnë me aftësi të kufizuara
Fëmijët që janë lënë pas dore nga ana mjekësore
Informatat për shërbimet sociale dhe familjare të ofruara përmes kësaj platforme janë në përputhje me ligjin për shërbimet sociale dhe familjare në Kosovë. Për të ditur se kush kualifikohet për të marrë shërbime sociale, ju lutemi referojuni listës më poshtë:
  • Fëmijët pa kujdes prindëror.
  • Fëmijët, prindërit e të cilëve ose kujdestari tjetër, qoftë për shkak të stilit të tyre të jetesës, aftësisë së kufizuar fizike ose mendore ose sëmundjes, problemeve psiko-sociale, varësisë ose arsyeve të tjera, kanë vështirësi në ofrimin e niveleve të duhura të kujdesit dhe mbikëqyrjes për ta.
  • Fëmijët që kanë aftësi të kufizuara mendore ose sëmundje.
  • Fëmijët që kanë aftësi të kufizuara fizike ose sëmundje.
  • Fëmijët që kanë vështirësi në sjellje.
  • Fëmijët që janë delikuentë.
  • Personat e moshës së shtyrë.
  • Fëmijët që vuajnë si pasojë e konflikteve familjare.
  • Fëmijët që kanë një formë tjetër problemi social që i vë ata në nevojë.
  • Familjet ku një prind ose prindër ose kujdestari tjetër kërkojnë ndihmë për t’u kujdesur për një fëmijë për shkak të rrethanave të tyre ose të fëmijës, apo në rrethana kur një fëmijë është duke pësuar dëmtime serioze si rezultat i lënies pas dore apo abuzimit të prindit të tyre, apo prindërve ose kujdestarit tjetër, ose paaftësisë së prindit ose prindërve të tyre ose kujdestarit tjetër për t’u kujdesur për ta në mënyrë adekuate, ose është i ekspozuar ndaj mundësisë për të përjetuar një gjë të tillë.
  • Personat që i nënshtrohen dhunës në familje.
  • Personat që i nënshtrohen trafikimit të qenieve njerëzore.
  • Personat që janë të varur nga alkooli ose droga.
  • Personat që kanë nevojë për kujdes për shkak të shqetësimit të shkaktuar nga urgjenca natyrore ose e sajuar.
  • Personat që për ndonjë arsye tjetër janë vënë në nevojë.
  • Personat që kanë një sëmundje fizike ose aftësi të kufizuara.
  • Personat që kanë një sëmundje mendore ose aftësi të kufizuara.
  • Personat në cenueshmëri ndaj shfrytëzimit ose abuzimit.